E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tronditet” tregu i makinave, Ford, Hyundai, MG e Chery me çmime fabrike në “Albania Motor Company”

Ky sezon veror vjen me një larmi ofertash për mbi 20 lloje makinash që janë pjesë e “Albania Motor Company” me ulje reale çmimesh.

Nëse jeni përpara një zgjedhje për të blerë mjetin tuaj, në dy showroom-et e “Albania Motor Company” do të gjeni katër brende: “Ford”, “Hyndai”, “MG” dhe “Chery” me çmime ekonomike.

Kjo është oferta verore me uljet më të mëdha të makinave që ofrohet në treg.

“Në “Albania Motor Company” jemi në një fushatë që njihet me emrim “pastrimi i stokut” dhe që përfshin të katër brand-et e makinave që ne përfaqësojmë. Çmimet e mjeteve janë nën kosto”, tha Gerard Merdani, drejtor i Hyndai për Shqipërinë.

Oferta do të jetë në fuqi deri në datën 10 korrik dhe do të përfshijë çdo lloj mjeti, të brand-it “Ford” dhe jo vetëm, si ato për punë dhe mjetet komerciale. Drejtues të kompanisë thonë se për performancë, stil dhe besueshmëri, ofertat nuk përsëriten.

“Ne ftojmë çdo dashamirës makinash apo dhe ata që kanë në plan të blejnë një makinë të re që të vizitojnë ambientet tona dhe për të marrë ofertën që i leverdis, duke ofruar garaci 5-7 vjeçare dhe një shërbim cilësor për klientët”, tha Merdani.

Të interesuarit mund të zgjedhin midis modeleve të “Hyundai”, me ulje reale dhe dorëzim të menjëhershëm. Ndërsa “MG Motor” sjell modelet 100 % elektrike me super çmime, me teknologji moderne dhe dizajn elegant.

Edhe te “Chery” çmimet zbresin si kurrë më parë, nga veturat e thjeshta deri te “SUV” apo “Fuoristrada”, të gjitha me çmime fabrike.

Në ofertë do të jenë dhe makinat e përdorura deri në përfundim të stokut.

“Albanian Motor Company” ofron alternativa për klientët, zbritje direkte në çmim, mundësi blerje me leasing dhe çdo model vjen me certifikatën europiane dhe garanci të plotë nga prodhuesi./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›