Tronditje në drejtësi: KPA rrëzon vendimin e KPK dhe shkarkon prokuroren Mirela Zavalani

Mirela Zavalani, prokurorja e Tiranës, është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelit për pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut. Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Vetëm pak muaj më parë, më 15 qershor, KPK e kishte konfirmuar Zavalani në detyrë, pas një seance ku u evidentuan kryesisht gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj dhe të ardhurat nga dhënia me qira e një objekti të bashkëshortit dhe babait të tij.
Megjithatë, Kolegji i Posaçëm i Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke vendosur shkarkimin dhe duke dërguar një mesazh të fortë për integritetin dhe besimin në sistemin e drejtësisë.