Tragjike në Lushnje/ Humb kontrollin e motorrit dhe përplaset në tokë, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte (7 janar) në fshatin Kurtin në Lushnje, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 60-vjeçari B.D, ka qenë duke udhëtuar me motor në momentin që ka humbur kontrollin dhe është përplasur në tokë.
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.