E Diel, 1 Nëntor 2026

Troski Pse u futa ne oborrin e qeverise

Ne 21 janar 2011 Agron Troski u ndalua nga forcat e policise se Kryeqytetit pasi gjate protestave te organizuara nga opozita me nje automjet tip benz shkallmoi me force deren e Kryeministrise. Gjate deshmise se tij perpara Oficereve te Policise Gjyqesore dhe Prokuroreve te ceshtjes Agron Troski ka deklaruar rrethanat qe e shtyne per te goditur me force deren e Kryeministrise. Sapo eshte arrestuar ai ka dhene shpjegime per shkaqet perse e kreu kete veper penale kush e organizoi sulmin dhe me sa persona te tjere ka bashkepunuar. Pasi i degjoi pyetjet me radhe Troski ka thene se ishte i vetem dhe nuk ishte i organizuar nga askush madje ka hyre ne proteste per te gjetur femijet e tij. Sipas projurorise vitin e kaluar rreth ores 1734 Agron Troski hyri forcerisht me mjetin e tij tip Mercedes benz 240 targe TR 8118 B per ne drejtim te territorit te brendshem te objektit ne ndertesen e Kryeministrise. Automjeti ka goditur demtuar e prishur pedanen mbrojtese tek porta e krahut verior te Kryeministrise. Pas perlasjes i pandehuri eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke lene ne vend automjetin e tij te demtuar nga perplasja. Pas perfundimit te demostrates policia gjyqesore ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale automjetin e te dyshuarit si dhe disa pamje filmike nga momentet kur ai tentonte te shkaterronte deren e institucionit. Gjykata e Tiranes pasi grumbulloi te gjitha provat materiale mori masen me 8 muaj heqie lirie ndaj tij.

Deshmia
I pyetur ne cilesine e personit nen hetim Agron Troksi pranoi faktin u fut me mjetin e tij ne drejtim te oborrit te Kryeministrise dhe goditi e demtoi pedanen mbrojtese te deres hyrese. Agron Troski pretendon se nje veprim te tille e beri nga presioni i turmes dhe nga frika e personave te panjohur prej tij ne demonstrate. Troski tha Ate dite kisha dale per te kerkuar femijet e mi dhe nga meraku se mos perziheshin me demostruesit dola per te pare se cbehej. Une e pranoj se e kam prishur deren dhe e kam shkaterruar duke i dhene me teper gaz makines por kete gje e kam vetem nga presioni qe kisha nga rremujat. As vete nuk e kuptoja se isha duke hyre ne ambientet e brendeshme pasi ishte e vetmja zgjidhje se kisha frike mos shtypja njerezit qe ishin duke protestuar. Askush nga ata nuk e kishte mendjen se une po kaloja me makine dhe per ti mbrojtur nga perplasjet e kalova makinen nga dera. Kur e pashe qe u thye lashe makinen dhe ika ne kembe. Nuk kisha si qellim te beja rremuje pasi une jam hallexhi dhe kam femije per te rritur-perfundonte deklarata e personit te akuzuar per prishjen e deres se Kryeministrise. Nga provat shkresore te administruara ne dosje rezultoi se i pandehuri nuk ka patur asnje kercenim per jeten e tij apo te familjareve te tij apo pronen e tij nen efektin e te cilit te kryente vepren penale.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›