E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trump dhe pritshmëritë për Kosovën/ Nura: Do të ketë një rritje elektorale të opozitës Anti-Albin Kurti

Gazetari Artur Nura, i ftuar në studion e ‘ Real Story’ foli lidhur me dialogun Kosovë- Serbi pas ardhjes së Trump në mandatin e tij të dytë.

Sipas tij, ka qenë prezenca e faktorit ndërkombëtar kur ka pasur rezultate nga dialogu. Nura u shpreh se do të ketë një rritje elektorale të opozitës e quajtur ndryshe Anti- Albin Kurti.

“Kur bëhet fjalë për Donald Trump ose për aktorin amerikan nuk kemi lëvizjen e ngadaltë të Brukselit. Brukseli nuk është faktiv, imponues por vazhdon me dialogun dhe pres ta zgjidhin të tjerët. Kur kemi pasur rezultate nga dialogu ka qenë prezenca e faktorit amerikan.

Në raport me zgjedhjet, sipas sondazheve, Albin Kurti i ka të fituara zgjedhjet me ndryshime të vogla. Lexova një shkrim të Edita Tahirit dhe ja bëri refrencën kësaj qeverie në negociata me aleatët stategjik duke thënë që këta na çliruan. Ajo thotë që nëse do kishim një qeveri të Uçk, nuk do i jepnim mundësi as Beogradit të na sabotonte, të na prishte dialogun.

Edhe me ardhjen e Trump deklarata të tilla konvertohen në votë. Do të ketë një rritje elektorale të opozitës të asaj që quhet Anti-Albin Kurti që është një front i gjerë dhe sipas analizës sime Trump godet sepse me Kurtin Europa është mësuar që thotë po pastaj bën llogari. Europa ashtu sic është sot nuk di të bëj ndryshe.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›