E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Mario Rubio i tha sot komisionit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve se Donald Trump do të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve të NATO-s në Turqi.

“Vetë presidenti do të jetë i pranishëm,” tha Rubio.

Trump e ka kritikuar prej kohësh NATO-n, por e ka përshkallëzuar retorikën e tij për shkak të luftës në Iran. Në prill, ai e quajti aleancën 77-vjeçare një “tigër letre” dhe sugjeroi që SHBA-të mund të marrin në konsideratë largimin pasi vendet anëtare të NATO-s injoruan thirrjen e tij për ndihmë ushtarake për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës së Hormuzit.

“Mendoj se takimi i ardhshëm i NATO-s dhe Turqisë në korrik është ndoshta takimi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s, sepse ka disa gjëra këtu që duhen sqaruar dhe rregulluar”, tha Rubio.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›