E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”, Rama përgatitet për librin e tij të ri?

Në podkastin e rradhës, kryeministri Edi Rama u fokusua tek Gjuha Shqipe duke theksuar edhe një herë dëshirën e tij për të shkruar.

Sipas tij, koha për të shkruar është e kufizuar por shtoi se kur është në udhëtime shkruan copëza nga puna apo fjalime.

“Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe, e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin pjesa që më tërhiqte me shumë ishte kur arrija që të fusja në bisedë për gjuhën. Se natyrisht ai e zotëronte shqipen në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqente shumë është kur ai bënte krahasimin me rusishten.  

Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj sic kam shkruar “Kurbanin”. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që ti shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë”, tha ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE: “Ata që më njohin, e dinë”/ Rama: Vuaj nga pakënaqësia

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›