E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump reagon sërish për tarifat: Gjithçka duhet të ndryshojë, veçanërisht me Kinën!

Donald Trump ka reaguar sërish mbi tarifat e tij, të cilat po vazhdojnë të ndikojnë në tregje.

Trump, përmes një postimi në Truth Social konfirmoi se ka folur me kryeministrin e Japonisë Shigeru Ishiba dhe se ky i fundit po dërgonte një ekip të lartë për të negociuar.

Presidenti i SHBA-ve përmendi gjithashtu Kinën dhe tha se marrëdhëniet duhet të ndryshojnë.

“Vendet nga e gjithë bota janë duke zhvilluar bisedime me ne. Parametra të vështira, por të drejta janë duke u vendosur. Kam folur me kryeministrin japonez mëngjesin e sotëm. Ai po dërgon një delegacion të lartë për të negociuar. Ata e kanë trajtuar SHBA shumë dobët në tregje. Nuk merrnin makinat tona, por ne marrim miliona makina të tyre. Njësoj edhe me agrikulturën dhe gjërat e tjera. Gjithçka duhet të ndryshojë, veçanërisht me Kinën”, shkruan Trump.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›