Trump sulmon kandidatin demokrat për Senatin: Vetëm budallenjtë do ta votonin Abdul El-Sayed

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër kandidatin demokrat për Senatin në Michigan, Abdul El-Sayed, vetëm pak orë përpara hapjes së qendrave të votimit. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump ka bërë deklarata të forta kundër tij, duke u kërkuar votuesve të mos e mbështesin në zgjedhje.
“Abdul El-Sayed i urren hebrenjtë dhe i urren njerëzit me ngjyrë. Mos u ndjeni keq, ai i urren edhe të bardhët”, shkroi Trump, duke shtuar se “vetëm budallenjtë do ta votonin” kandidatin demokrat për Senatin amerikan në Michigan.
Në të njëjtin postim, presidenti amerikan paralajmëroi se zgjedhja e El-Sayed do të ishte shkatërruese për votuesit dhe u bëri thirrje atyre të mbështesin kandidatin republikan Mike Rogers.
Ndërkohë, gara për Senatin në Michigan është ndër përballjet më të ndjekura të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Në debatin e zhvilluar më 21 tetor, dy kandidatët u përplasën për politikat e Trump, konfliktin në Iran, ekonominë dhe taksat, duke nxjerrë në pah dallimet e thella mes dy kampeve politike.