Trump ultimatum aleatëve europianë, do mbështetje për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka dërguar Europës një ultimatum të ri për të siguruar mbështetje në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas gjermanes Spiegel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komunikuar me kryeqytetet europiane duke u thënë se, Trump pret angazhime konkrete brenda pak ditëve, duke përfshirë vendosjen e anijeve luftarake ose kapaciteteve të tjera ushtarake nga Europa.
Ndërkohë, Teherani raporton për sulme në disa zona të vendit. Raporte për sulme, pavarësisht armëpushimit, ka edhe nga Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ndaj objektivave në Liban. Si pasojë, raportohet për 182 viktima dhe 890 të plagosur. Sipas Trump, armëpushimi – ndryshe nga sa ishte raportuar më herët nga Pakistani – nuk e përfshin Libanin.