VIDEO/ Sulmet në Liban, Mia Khalifa në lotë: SHBA dhe Izraeli, terroristë!

Ish-modelja e përmbajtjeve për të rritur, Mia Khalifa, është prekur nga zhvillimet e fundit në Liban, pasi u shfaq me një video-mesazh me lot në sy.
33-vjeçarja libanezo-amerikane shprehet në videon e saj në Instagram se, ky është një ndër momentet më të vështira që ka parë.
Ajo shton se e ka të vështirë të pajtohet me faktin që taksat që paguan në Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë indirekt në financimin e sulmeve ndaj vendit të saj të origjinës.
Në përshkrimin e postimit të saj, ajo përdori gjithashtu tone të ashpra ndaj SHBA-ve dhe Izraelit, duke deklaruar se “një ditë do të mbajnë përgjegjësi në Hagë”.
Megjithatë, reagimi i saj nuk kaloi pa polemika.
Një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale e kritikuan, duke vënë në dyshim sinqeritetin e saj dhe duke i cilësuar lotët si “të shtirur”, duke theksuar se ajo jeton prej vitesh jashtë Libanit.
Kujtojmë se Izraeli po zhvillon një fushatë të ashpër bombardimesh ndaj Libanit, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë vrarë mbi 200 persona.
Masakra detyroi qeverinë të shpallë 9 prillin ditë zie kombëtare, ndërsa numri i të zhvendosurve ka kaluar shifrën alarmante prej 1.1 milion njerëzish.