Turbulenca gjatë fluturimit Londër-Singapor, ndërron jetë 1 pasagjer, plagosen 30 të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e turbulencave të mëdha në avionin e linjës Londër-Singapor. Avioni u detyrua të devijonte për në Bangkok.
Në një deklaratë, Singapore Airlines tha se fluturimi SQ321, që operonte nga Londra Heathroë në Singapor u përball me turbulenca të rënda gjatë rrugës.
Teksa kanë konfirmuar humbjen e jetës së një prej pasagjerëve, linja ajrore ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të ndjerit.
“Ne mund të konfirmojmë se ka të lënduar dhe një vdekje në bordin e Boeing 777-300ER. Në bord ishin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit“, thanë ata.
Singapore Airlines tha se ata “po punonin me autoritetet lokale në Tajlandë për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore” dhe po dërgonin një ekip në Bangkok për të ofruar ndihmë shtesë.
/rtsh.al/