E Diel, 1 Nëntor 2026

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia e Fierit plan masash për etapën e tretë, ja akset e bllokuara

Ditën e nesërme, 28 Maj do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë.

“Rrugorja” e Fierit ka hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së turit çiklistik.

Akset e bllokuara:

  • Rruga Poshnjë-Savër, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
  • Rruga Savër-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
  • Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
  • Autostrada Levan-Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50.

Në total Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë do ketë pesë Etapa dhe gjithçka do mbarojë të premten më 30 maj me itinerarin Vlorë – Fier. Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë shqiptarë dhe nga bota.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›