Turistët vendas e të huaj të mahnitur nga Dhërmiu e Borshi: Deti dhe mikpritja të mrekullueshme

View this post on InstagramA post shared by Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)
TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot një video me përshtypjet e turistëve për pushimet që po kalojnë në këto vende bregdetare.
“Në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, plazhet janë fantastike, mikpritja gjithashtu, por më emocionuese akoma janë rrëfimet e vetë pushuesve shqiptarë e nga vende të ndryshme të botës për përvojat në rivierën tonë”, tha Kumbaro.
“Është vit i katërt radhazi që vijmë në Dhërmi, Kur kam ardhur për herë të parë jam dashuruar me Dhërmiun, më pëlqen shumë ushqimi, plazhi, deti”, tha një turist shqiptar.
Një turist i huaj u shpreh se “është e pabesueshme, deti është i mrekullueshëm, njerëzit janë të dashur, po na pëlqen po kalojmë një kohë shumë të bukur”.
Një turist shqiptar tha se “jetoj në Angli prej 20 vitesh, por pushimet i kaloj në Shqipëri”.
“Vij nga Australia më pëlqen shumë, koha ka qenë e mrekullueshme, plazhi është i bukur, njerëzit janë të dashur, ushqimi i mirë, s’po kërkoja më shumë. Jemi këtu për 5 ditë dhe do ta sugjeronim tek gjithsecili”, tha një turist i huaj.
Një tjetër turist i huaj theksoi se “duket shumë bukur, ka banorë të dashur, dyqane të mira dhe restorante. Unë e dua Shqipërinë të gjithë si vend është shumë i bukur”.
“Vij nga Milano na pëlqen shumë vendi, deti është shumë i bukur, është një vend shumë natyral”, tha një turiste e huaj.
/k.s//a.f/