E Hënë, 2 Nëntor 2026

STAMBOLL – Mbi 200 paslëkundje pas tërmetit 6.1 ballë në Turqi

STAMBOLL, 11 gushr/ATSH-DPA/ – Më shumë se 200 paslëkundje goditën sot Turqinë perëndimore, disa orë pas një tërmeti me magnitudë 6.1 që tronditi rajonin.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive AFAD njoftoi se ka regjistruar 237 paslëkundje, 10 prej të cilave kishin magnitudë të paktën 4.0 ballë të shkallës  Rihter.

Sipas mediave turke, shumë banorë kaluan natën jashtë ose në makinat e tyre nga frika e tërmeteve të tjera.

Epiqendra ishite në Sındırgı të provincës Balıkesir, ku të paktën një person humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën nga tërmeti i  djeshëm.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 11 kilometrash dhe u ndje deri në Stamboll dhe Izmir, më shumë se 200 kilometra larg.

“Gjithsej 16 shtëpi u shembën nga lëkundjet”, sipas ministrit të Brendshëm, Ali Yerlikaya

Turqia ndodhet mbi disa linja të çarjes së tokës, çka e bën shumë të rrezikuar nga tërmetet. Stambolli, një qytet me miliona banorë, është veçanërisht i ekspozuar nga tërmetet  dhe në prill u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballës të shkallës Rihter

Në shkurt 2023, dy tërmete të fuqishme shkaktuan mbi 53,000 viktima në Turqi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›