E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia: Kemi rrëzuar një raketë balistike të Iranit, hyri në hapësirën ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, të vendosura në Mesdheun lindor.

Ky është incidenti i katërt i tillë që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin.

Tre incidente të mëparshme ndodhën gjatë këtij muaji, duke bërë që Ankaraja të protestojë zyrtarisht dhe të paralajmërojë Teheranin.

Sipas deklaratës së ministrisë turke, raketa u neutralizua me sukses nga mbrojtja e NATO-s.

Turqia po merr “të gjitha masat e nevojshme në mënyrë të vendosur dhe pa hezitim” kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës së saj ajrore.

Irani ka mohuar në tre rastet e mëparshme se ka autorizuar lëshime të tilla dhe ka kërkuar nga Turqia të formojnë një hetim të përbashkët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›