Turqia fiton 1 me 0, Kosova mbetet jashtë Botërorit 2026

PRISHTINË, 31 mars/ATSH/ Kosova humbi ndaj Turqisë në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit 2026, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Botërorin, që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Goli u shënua në minutën e 53-të, kur Akturkollu kaloi në avantazh miqtë me portën bosh.
Dardanët humbën kështu mundësinë e pjesëmarrjes historike në Botëror. Turqit kishin në fushë emra të rëndësishëm si Çalhanoglu, Jilldiz dhe Gyler.
Për Kosovën, në sulm qëndruan Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi, që u shfaqën si rreziku kryesor. Në dy sfidat e mëparshme, Turqia ka fituar duke shënuar gjashtë gola kundrejt një që mban firmën e Kosovës. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim. /r.e/