E Diel, 1 Nëntor 2026

AKSK hedh poshtë pretendimet për sulm kibernetik: Operojmë normalisht

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara së fundmi mbi një komprometim të institucionit, janë të pavërteta.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, përmes një njoftimi zyrtar hodhi poshtë pretendimet e “Homeland Justice” për sulm kibernetik të institucioneve shqiptare.

“Materiali i qarkulluar përbën një komunikim zyrtar të AKSK-së drejtuar infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në kuadër të bashkëpunimit institucional, dhe nuk është komunikim i brendshëm”, thuhet në reagimin e AKSK-së.

AKSK siguron se vijon të operojë normalisht dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kibernetike, si dhe në informimin e saktë dhe transparent të publikut.

“Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK-së”, përfundon njoftimi.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›