E Diel, 1 Nëntor 2026

U aksidentua disa ditë më parë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë! Momenti kur i pret rrugën makinës dhe “fluturon” në ajër

Ka ndërruar jetë 68-vjeçari Amdi Hodaj, i cili u përfshi në një aksident më 20 shkurt në rrugën Transballkanike, në Vlorë.

Sipas të dhënave, i moshuari po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçare. Pamjet e publikuara nga momenti i aksidentit tregojnë përplasjen e fortë, ku trupi i tij hidhet në ajër nga goditja.

Dyshohet se 68-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në momentin e aksidentit, duke shkaktuar përplasjen. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës dhe qëndroi për disa ditë në koma.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hodaj nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë ditën e sotme. Policia shoqëroi drejtuesen e automjetit menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›