E Diel, 1 Nëntor 2026

“U habitëm me Lulin kur tha 7×7=42, por nuk kishim dëgjuar Bufin”, Rama për kontratën e lobimit: Do i dalë një bisht shumë i gjatë në fund të historisë

Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, gjatë një takimi me qytetarët e Burrelit ka ironizuar sërish kundërshtarin politik, duke përmendur kontratën e lobimit në SHBA me vlerë 6 milionë dollarë.

Rama tha se të gjithë u habitën në Lulzim Bashën kur thoshte se 7×7=42, pasi nuk kishin dëgjuar Bufin (i drejtohet Sali Berishës) i cili thotë se 7×7=6 milionë.

Sipas tij e gjithë kjo histori është si puna e dardhës, vetëm se në fund ka për të dalë një bisht shumë i gjatë.

“Tallnim Lulim kur thoshte 7×7 bëjnë 42, po nuk kishim dëgjuar Bufin që 7×7 bëjnë 6 milionë, e apstaj thotë nuk janë të miat. Megjithatë kjo histori është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë mbrapa”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›