E Premte, 6 Nëntor 2026

U kap në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana! Arrestohet dhe partnerja 41-vjeçare

43-vjeçari Nikolin Pali, i arrestuar nga forcat speciale greke EKAM, pasi ishte në kërkim prej gjashtë vitesh për një vrasje të dyfishtë, rezulton të jetë i kërkuar edhe nga autoritetet shqiptare.

nikolin pali

Sipas autoriteteve greke, Pali kërkohet nga Interpol Tirana për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Gjatë operacionit në banesën e tij, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy granata, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga, si dhe një leje qëndrimi të falsifikuar.

Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe partnerja e tij, një 41-vjeçare shqiptare, e dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›