E Premte, 6 Nëntor 2026

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, gjykata vendos “arrest me burg” për bashkëshorten Sadete dhe djalin Gazmir

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e arrestit në burg për dy të arrestuarit dy ditë më parë, nënë e bir, Sadete dhe Gazmir Fiku.

urim gazmir sadete fiku

Ata dyshohet se kanë gisht në vdekjen e Urim Fikut, bashkëshortit dhe babait 61-vjeçar, 3 ditë më parë në Bulqizë.

Viktima u gjet pa jetë, teksa familjarët raportuan se e ka sulmuar ariu pranë Bulqizës. Por hetimi zbuloi se ai ishte dhunuar dhe madje ishte qëlluar me plumb në kraharor.

Në seancën e sotme në gjykatë, nënë e bir mohuan se kanë gisht në ngjarje.

“Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, kanë deklaruar ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›