E Premte, 6 Nëntor 2026

U përjashtua pasi u reshtua krah Berishës, Bardhi kërkon rikthimin e Bylykbashit në Grup Parlamentar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka rikthyer në grup, deputetin Oerd Bylykbashi. Bardhi ka depozituar një shkresë në kuvend, ku specifikohet se Bylykbashi është anëtar i Grupit Parlamentar të PD.

Kjo lëvizje e Bardhit vjen pas vërejtjeve të PS, që nuk mund të pranojë që bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore të jetë një deputet që nuk është anëtar i PD.

Oerd Bylykbashi u përjashtua nga Grupit Parlamentar i PD në fillim të këtij viti, për shkak të reshtimit të tij pro Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›