E Premte, 6 Nëntor 2026

U përplas nga dy automjete njëra pas tjetrës në aksin Levan–Vlorë, humb jetën 72 vjeçari, arrestohen dy shoferët

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 72-vjeçari në aksin Levan–Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur një 58-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e makinës këmbësorin 72-vjeçar, banues në fshatin Levan.

Si pasojë e goditjes, i moshuari është rrëzuar në rrugë dhe më pas është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit.

Për pasojë, 72-vjeçari ka humbur jetën nga plagët e marra.

Reklamë

Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan dy drejtuesit e automjeteve, 58 dhe 29 vjeç, të dy banues në Fier.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›