E Diel, 1 Nëntor 2026

U plagos me thikë nga bashkëshorti, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës/ EMRAT

30-vjeçari Renato Xhaja dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Bleona Xhaja, 28 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen nr. 4 të Pogradecit.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, 28-vjeçarja po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar 30-vjeçarin në Komisariatin e Policisë Pogradec, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.

Sipas informacioneve paraprake, çifti jeton në Greqi dhe kishte ardhur për pushime pranë familjarëve të tyre në Pogradec.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›