E Diel, 1 Nëntor 2026

U shiste grupeve kriminale armë zjarri në Tiranë, operacioni “Members” vë një tjetër në pranga

Një person është arrestuar në Kamzës si pjesë e një grupi që i shiste armë zjarri grupeve kriminale në Tiranë. Në pranga përfundoi shtetasi A. C., i cili në bashkëpunim me dy personat e arrestuar më herët gjatë operacionit të koduar “Members”, shisnin armë zjarri në Tiranë.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar më parë më 17 dhjetor 2025, në pranga përfunduan B. J. dhe Xh. Sh, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›