E Enjte, 5 Nëntor 2026

U shoqëruan gjatë protestës, lirohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj! Një grup protestuesish në takim me drejtorin e Policisë së Tiranës (VIDEO)

Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shoqërimi i tyre shkaktoi tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa një grup protestuesish rrethoi furgonin e policisë në përpjekje për t’i nxjerrë ata.

Pas lirimit, dy protestuesit kanë lënë ambientet e komisariatit. Ndërkohë një grup i protestueseve raportohet se aktualisht janë në takim me drejtorin e Tiranës. Pas shoqërimit të Likës he Goxhajt, ata marshuan drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas te komisariati numër 2 në Tiranë. 

Lajmi kryesor:

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›