E Hënë, 2 Nëntor 2026

U takua me presidenten Osmani, shefi i CIA-s do të pritet edhe nga Kurti

Pas takimit të ndodhur një ditë më parë me presidenten Osmani, drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns pritet të takohet dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas REL, shefi i CIA-s ka hyrë në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Një ditë më herët, Burns veç takimit me Vjosa Osmanin u takua edhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.

Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë pason vizitat që zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane zhvilloi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›