E Martë, 3 Nëntor 2026

U vra me armë zjarri/ Durrës, Ermir Dedja u qëllua nga një person i maskuar

Ermir Dedja, 29-vjeçari ndaj të cilit u bë atentat në Durrës, dyshohet se u qëllua nga një person i maskuar që më pas ka përdorur një makinë për të ikur.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 29-vjeçari, ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dedja ishte një person i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në qytetin e Durrësit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›