E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Atentati ndaj 29-vjeçarit në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi atentati ndaj Ermir Dedjas, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 29-vjeçari, ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Nga pamjet, shihet se në vendngjarje ndodhen forca policie të cilët kanë rrethuar zonën.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, Dedja u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dedja ishte një person i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në qytetin e Durrësit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›