UASHINGTON – Trump: Merz po bën një punë vërtet të shkëlqyer

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi sot kancelarin gjerman, Friedrich Merz gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Ai po bën një punë shumë të mirë… një punë vërtet të shkëlqyer”, tha Trump në takimin e dytë dypalësh me Merz në Zyrën Ovale.
Trump theksoi se Merz ishte një “njeri shumë i suksesshëm” dhe ishte bërë një “mik” i tij.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania po shkojne shumë mirë me njëra-tjetrën”, tha Trump.
Vizita e parë e Merz në kryeqytetin amerikan, Uashington qershorin e kaluar rezultoi pozitive.
Në gusht të vitit të kaluar, kancelari gjerman gjithashtu mori pjesë në një samit për Ukrainën. //a.i/