E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump: SHBA në konflikt të armatosur me kartelet e drogës

UASHINGTON, 3 tetor /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i ka etiketuar kartelet e drogës si ”luftëtarë të paligjshëm” dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara tani janë në një “konflikt të armatosur” me to, shkruan AP.

Ky veprim përfaqëson një pohim të jashtëzakonshëm luftës presidenciale, me Trumpin që në fakt deklaron se ”trafikimi i drogës në Shtetet e Bashkuara përbën konflikt të armatosur që kërkon përdorimin e forcës ushtarake”.

“Presidenti vendosi që Shtetet e Bashkuara janë në një konflikt të armatosur jondërkombëtar me këto organizata të përcaktuara si terroriste”, thekson deklarata e Trump.

Trump i kërkoi Pentagonit ”të kryejë operacione kundër tyre në përputhje me ligjin e konfliktit të armatosur”.

“Shtetet e Bashkuara tani kanë arritur në një pikë kritike, ku ne duhet të përdorim forcën në vetëmbrojtje dhe mbrojtje të të tjerëve kundër sulmeve të vazhdueshme nga këto organizata të përcaktuara si terroriste”, thekson Trump.

“Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një hap shumë më dramatik — një hap që mendoj se është një shtrirje shumë, shumë e largët e së drejtës ndërkombëtare dhe një hap i rrezikshëm”, tha ndërkohë Matthew Waxman, i cili ishte një zyrtar i sigurisë kombëtare në administratën e George W. Bush.

”Kjo do të thotë që Shtetet e Bashkuara mund të synojnë anëtarët e këtyre karteleve me forcë vdekjeprurëse. Do të thotë që Shtetet e Bashkuara mund t’i kapin dhe t’i ndalojnë ata pa gjyq”, theksoi ai./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›