UASHINGTON – Trump i akordon Charlie Kirkut ”Medaljen e Lirisë”

UASHINGTON, 15 tetor /ATSH-ANSA/- Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar ‘’Medaljen e Liris뒒 pas vdekjes aktivistit Charlie Kirk të vrarë në kampusin e universitetit të Utah më 10 shtator.
Ceremonia e dorëzimit do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump e ka shpallur 14 tetorin Ditë Kombëtare Përkujtimore për Charlie Kirk.
Në një deklaratë pas ceremonisë për t’i dhënë Medaljen e Lirisë pas vdekjes aktivistit konservator të vrarë më 10 shtator, presidenti i bëri thirrje “popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre përkatëse të adhurimit për t’i bërë homazh kujtimit të Charlie-t”.
‘’I ftoj njerëzit e kombit tonë të luten për përparimin e paqes, të vërtetës dhe drejtësisë në të gjithë vendin tonë. 14 tetori është gjithashtu ditëlindja e Kirkut, i cili do të kishte mbushur 32 vje璒, theksoi presidenti. /os/