BRUKSEL – Rutte: Ndihma ushtarake për Kievin në përputhje me atë të vitit të kaluar

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Mbështetja për Ukrainën nuk është zvogëluar; është në përputhje me atë të dhënë vitin e kaluar, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në takimin e ministrave të Mbrojtjes.
“Sot, kam të gjitha arsyet të besoj se shumë vende të tjera do t’i bashkohen iniciativës sonë të nisur këtë ver뒒, shtoi ai.
“Këto janë asete thelbësore, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe veçanërisht interceptorët. Është e rëndësishme që Ukraina t’i garantojë popullsisë civile dhe infrastrukturës strategjike mbrojtjen maksimale të mundshme kundër sulmeve të vazhdueshme ruse”, theksoi ai. /os/