UASHINGTON – Trump nominon Mike Waltz si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara

UASHINGTON, 1 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se do të emëronte këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, si pjesë e riorganizimit të parë të qeverisë që nga marrja e detyrës në janar.
Deklarata e Trump vjen pas raportimeve në media që sugjeronin se Waltz do të shkarkohej nga posti i tij – pasi ai ishte i përfshirë në publikimin e informacionit konfidencial mbi sulmet e planifikuara ushtarake amerikane në Jemen – në një bisedë në grup në aplikacionin “Signal’.
“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”.
“Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të shërbejë si këshilltar i sigurisë kombëtare “përkohësisht”, tha Trump. //a.i/