E Hënë, 2 Nëntor 2026

UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City njohin rivalët e mundshëm për ndeshjet e fazës play-off

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Egnatia dhe Dinamo City u njohën sot me rivalët e mundshëm për ndeshjet e fazës play-off të Conference League.

Ekipi rrogozhinas, në rast se kalon skuadrën e Olimpijas në raundin e tretë, do të ndeshet në fazën play-off me humbësin e ndeshjes Lincoln Red Imps FC – FC Noah.

Dinamo City do të luajë kundër Hajduk Split në turin e tretë të Conference League dhe në rast kualifikimi, do të përballet në fazën play-off me fituesin e duelit Silkeborg IF – Jagiellonia Białystok.

Ndeshjet e para të play-off-it të UEFA Conference League do të luhen më 21 gusht, ndërsa ato të kthimit më 28 gusht.

1 nga 2

/gj.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›