E Martë, 3 Nëntor 2026

UEFA Europa League, arbitrat shqiptarë drejtojnë të enjten ndeshjen Anderlecht – Häcken

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Ndeshja mes Anderlecht (Belgjikë) dhe Häcken (Suedi), e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League, do të gjykohet nga një trupë arbitrash shqiptarë, njoftoi sot Federata Shqiptare e Futbollit.

Eldorjan Hamiti do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj do të jenë asistentët e tij. Erjon Bastari është caktuar si arbitër i katërt.

Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në Belgjikë, në stadiumin “RSC Anderlecht Stadium”, në orën 20:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›