UEFA Europa League dhe Conference League, arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy ndeshje

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.
Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime.
Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon-Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.
Takimi Lyon-Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.
Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik-Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.
Ndeshja Breiðablik-Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.
/gj.m/r.e/a.f/