FOKUS – Turqia arreston futbollistë të Superligës në një skandal bastesh

STAMBOLL, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë turke ka urdhëruar arrestimin e 20 të dyshuarve, përfshirë futbollistë të SuperLig, në një hetim për baste dhe manipulim ndeshjesh, njoftoi sot media turke..
Mes të arrestuarve janë Metehan Baltacı, futbollist i Galatasaray, Mert Hakan Yandash i Fenerbahçe dhe sulmuesi senegalez i Konyaspor, Alassane Ndao.
Sipas medieve turke, gjithashtu mbahet nën arrest ish-presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak.
Arrestimet vijnë pas një operacioni të gjerë javën e kaluar, ku u ndaluan 39 persona, përfshirë zyrtarë klubesh dhe ndërmjetës, për akuza për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh.
Prokurorët akuzojnë Yandash të Fenerbahçe për vendosje bastesh mbi ndeshjet e ekipit të tij përmes një pale të tretë.
Skandali ka tronditur futbollin turk, duke rritur vëmendjen mbi bastet në ligat profesionale.
Më parë, muajin e kaluar, Federata Turke e Futbollit (TFF) pezulloi 149 arbitra të akuzuar për baste në ndeshje./ /Ad.Ab./