E Hënë, 2 Nëntor 2026

UKRAINË – Forcat ruse sulmojnë sërish Kievin me raketa balistike

KIEV, 25 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria ruse ka sulmuar sërish objektivat në kryeqytetin ukrainas, Kiev me raketa balistike.

“Të paktën tetë persona u plagosën”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram.

Ai tha se tre prej tyre janë dërguar në spital. Përveç kësaj, disa zjarre kanë shpërthyer në pjesën lindore të qytetit me 3 milionë banorë.

Sipas informacioneve jozyrtare, centralet e vendosura atje ishin sërish objektivat e sulmeve ajrore raketore.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin – për shkak të lëshimit të mundshëm të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi nga Rusia.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus për më shumë se tre vjet e gjysmë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›