UKRAINË – Kievi hedh poshtë pretendimet e Kremlinit për marrjen e kontrollit të Kurskut

KIEV, 27 prill /ATSH-DPA/ – Luftimet në disa pjesë të Kurskut vazhdojnë ende, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, duke hedhur poshtë deklaratat e mëparshme të Kremlinit se trupat ruse per rimarrjen e rajonit kufitar.
Shtabi i quajti pretendimet ruse si një ” lëvizje propagandistike “.
“Përveç Kurskut, luftimet po vazhdojnë edhe në rajonin fqinj rus të Belgorodit”, shkroi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në Facebook.Presidenti rus Vladimir Putin dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov njoftuan dje se trupat ruse kishin rimarrë Kurskun nga forcat ukrainase – të cilat e pushtuan atë në fillim të gushtit të vitit të kaluar, duke kapur dhjetëra qytete.
Rusia po përhap “mendime të dëshiruara”, tha udhëheqja ushtarake në Kiev në një deklaratë, duke shtuar se trupat ukrainase kishin zmbrapsur disa sulme të palës ruse.
“Situata operative është e vështirë, por njësitë tona vazhdojnë të mbajnë pozicione të caktuara dhe të kryejnë detyrat që u janë caktuar”, thuhet në deklaratë.
Ministria Ruse e Mbrojtjes përsëriti deklaratën e saj duke theksuar se trupat e fundit ukrainase ishin zmbrapsur në territorin fqinj.
“Trupat ruse kanë rimarrë kontrollin e plotë të rajonit kufitar të Kurskut”, tha Kremlini. //a.i/