E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet: Po ruajmë një vepër të vyer të trashëgimisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrja synon ruajtjen e një prej veprave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe inxhinierike të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes ???? dhe me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›