E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ukraina propozon raund të ri bisedimesh me Rusinë, Zelensky: Dua të takohem ballë për ballë me Putinin

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kërkon rifillimin e negociatave që u ndalën muajin e kaluar.

Zyrtari i lartë i sigurisë Rustem Umerov është ofruar që të takojë plaën ruse javën e ardhshme.

Sipas Zelenskyt, çdo gjë duhet bërë për të arritur një armëpushim.

Gjithashtu Zelenksy përsëriti gatishmërinë e tij për të takuar Vladimir Putin ballë për ballë.

“Një takim në nivelin e udhëheqjes është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen”, tha ai.

Propozimi erdhi disa orë pasi Ukraina u godit me një bombardim tjetër nga Rusia, e cila vrau tre persona.

Dhjetë rajone të Ukrainës, përfshirë disa qytete, u goditën natën midis të premtes dhe të shtunës, ndërsa ushtria e Ukrainës tha se ishin përdorur më shumë se 340 drone shpërthyese dhe 35 raketa balistike.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Donald Trump tha se SHBA do t’i dërgonte Ukrainës “armë të linjës” përmes vendeve të NATO-s duke kërcënuar Rusinë me tarifa të rënda nëse një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës nuk arrihet brenda 50 ditëve.

Trump paralajmëroi gjithashtu se SHBA do të impononte tarifa dytësore 100% ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë nëse një marrëveshje paqeje me Ukrainën nuk arrihet deri në afatin e përcaktuar prej tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›