E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme, vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Në zonat veriore dhe verilindore, vranësirat do të shoqërohen me rrebeshe shiu.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut do të jenë të pranishme në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe në zonën e ulët do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.

Gjatë natës pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të pësojnë rënie, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C në qarkun e Korçës, si vlera më e ulët, deri në 33°C në Ultësirën Perëndimore, si vlera më e lartë.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi mesataren, duke arritur deri në 60 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 3 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›