E Martë, 3 Nëntor 2026

Ura e re mbi Drin – Përfundon shtrimi i betonit, së shpejti në funksion të udhëtarëve

Me këto ritme të punimeve pa ndërprerje vepra infrastrukturore pritet të përfundojë brenda këtij muaji. Pjesa më e madhe e punimeve po shkojnë drejt finalizimit, ku ka përfunduar pjesa e hedhjes së betonit ndërkohë po punohet për vënien e barrierave mbrojtëse dhe trafikndarëses në mes të korsive.

Edhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro e ka vlerësuar si një atraksion që i është shtuar vendit tonë.

“Ura nuk është vetëm një infrastrukturë, por një atraksion turistik në vetvete e cila shumë shpejt do të kthehet në një pikë ku të gjithë do të duan të kenë një fotografi”, u shpreh ministrja .

Vënia në funksion e urës redukton trafikun e rënduar gjatë sezonit veror, por jo vetëm. Parametrat dhe elementët që do të përmban e bëjnë unikale dhe të rrallë.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›