E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ura” shemb bandat e drogës, 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali, sekuestrohen miliona euro pasuri

Në 40 episode të ndryshme, nga viti 2020 deri në 2025 mafia shqiptare ka bashkëpunuar me atë italiane për të trafikuar tonelata të tëra kokainë dhe heroinë.

Në total janë lëshuar 52 fletëarreste nga Gjykata e Barit në Itali, nga të cilat 29 në Shqipëri dhe 23 në Itali.

Megaoperacioni “Ura” u shtri në katër qytete, Tiranë, Fier, Vlorë e Durrës. Epiqendra e aktivitetit kriminal ka qenë pikërisht në Durrës.

“Është arritur të goditet një nga grupet më të fuqishme në Shqipëri.

Qendra e grupit ishte qytetit i Durrësit dhe nëngrupeve, sa i takon emrave ne nuk japim gjeneralitete të personave që arrestohen”, tha kreu i SPAK, Altin Duamni.

Megjithatë, ndër të arrestuarit, bëjnë pjesë dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve, Orgest Molla, që gjatë kohës së kryerjes së veprës penale kanë mbajtur uniformën e shtetit dhe një avokat, Arman Tragaj.

“2 punonjës të policisë së shtetit të arrestuar, njëri prej me pozicion të rëdnësishëm në polici, shef seksioni. Në njërin rast bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal dhe një në policinë kufitare të Durrësit. Njëri prej policëve, kishte rol në grupin e strukturuar kriminal. Jemi në fazën e dyshimeve. Ndërsa polici tjetër, kishte rolin e korruptuesit të zyrtarëve. Avokati dyshohet për 4 raste të ndikimit të paligjshëm te zyrtarë të ndryshëm, përfshirë të drejtësisë”, tha prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

Ndërkaq, janë sekuestruar disa shoqëri tregtare, ndërsa dokumentimi i aktivitetit kriminal të tyre është provuar edhe nga komunikimet në SKY ECC.

“Janë sekuestruar tre restorante në Durrës, një bar-kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës. Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro në cash, të cilat edhe këto i janë nënshtruar këtij hetimi penal”, tha prokurori Mara.

Nga operacioni janë ngrirë 11.5 milionë euro, asete dhe para të pista, të cilat qarkullonin në këtë mënyrë sipas kryeprokurorit të Barit Roberto Rossi: Kemi arritur të shohim se paratë nga Bari shkonin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e chateve në fotografitë në celular kishte përveç lëndëve narkotike edhe para. Kishte edhe letra të shkruara me dorë të të dhënave financiare të grupit. Përmes rindërtimit të të ardhurave për çdo shitje lëndësh narkotike kemi arritur të sekuestrojmë pasuritë për shumën e barazvlefshme të çdo vepre penale.

Operacioni i madh arriti të godiste tri organizata të trafikut transnacional të drogës, ndërsa urdhër arrest është lëshuar për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.

Po ashtu urdhërarrest është lëshuar edhe për administratorin e një kompanie transporti, Ligor Çombashi në Fier.

Lënda narkotike kokainë nisej nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të BE. Droga e presuar kishte logo të ndryshme, përfshirë emra si Audi, Paris dhe Leon.

Urdhër-arrestet 

Gertin Aliu

Adi Çoba

Ervis Deti

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Arsen Leskaj

Erigels Presi

Leonard Shakaj

Zenit Shtraza

Genci Telollari

Redi Tusha

Elvis Doçi

Ekil Nderjaku

Indrit Tafili

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›