Uragani “Melissa” godet Kubën dhe Xhamajkën, humbin jetën tre persona

Uragani “Melissa” ka goditur qytetin e dytë më të madh të Kubës me forcën e një stuhie të fuqishme të Kategorisë 4.
Pasi goditi Xhamajkën fqinje, cikloni i fortë ka goditur ishujt Karaibe.
“Informacionet që kemi deri më tani, përfshijnë dëme në spitale, dëme të konsiderueshme ndaj shtëpive dhe qendrave tregtare, si dhe dëme në infrastrukturën tonë rrugor”, tha kryeministri i Xhamajkës Andreë Holness në CNN pasi stuhia përshkroi vendin e tij.
Uragani është drejtuar më pas drejt “Santiago de Kuba”, qyteti i dytë më i populluar i Kubës.
Presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel në një mesazh të botuar në gazetën shtetërore Granma, u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë urdhrat e evakuimit.
“Do të ketë shumë punë për të bërë. Ne e dimë që ky ciklon do të shkaktojë dëme të konsiderueshme”, tha ai.
Autoritetet kubane thanë se rreth 500,000 njerëz janë urdhëruar të transferohen në kodra dhe male.
Gjithashtu, edhe në Bahamas, qeveria urdhëroi që banorët të evakuohen. Më larg në lindje, ishulli i ndarë nga Haiti, Republika Dominikane është përballur këto ditë me mot të keq gjë që ka lënë pas katër të vdekur.
Mediat lokale raportuan të paktën tre të vdekur në Xhamajka.
Xhamajka nuk ishte goditur kaq drejtpërdrejtë nga një stuhi e kategorisë 4 ose 5, dhe qeveria bëri thirrje për ndihmë nga vendet e tjera.
Meteorologët në AccuWeather thanë se uragani “Melissa” u rendit si uragani i tretë më intensiv i vërejtur në Karaibe pas Wilma në 2005 dhe Gilbert në 1988.
Shkencëtarët paralajmërojnë se stuhitë po intensifikohen më shpejt me frekuencë më të madhe si rezultat i ngrohjes së ujërave të oqeanit, raporton Reuters.
Autoritetet në Karaibe u kanë bërë thirrje kombeve të pasura, me ndotje të rënda për të siguruar dëmshpërblime në formën e ndihmës ose lehtësimit të borxhit për vendet e prekura të ishullit tropikal.
/rtsh.al/