Ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira në Tiranë, në pranga tre shtetase kolumbiane, procedohen penalisht dy shqiptare

Policia e Tiranës ka zbuluar tre apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion dhe si rezultat u arrestuan tre shtetase kolumbiane, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion,
Në pranga ranë shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Po ashtu, u arrestua edhe shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, i cili dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase për prostitucion.
Ndërkohë, u proceduan penalisht dy shtetase shqiptare, V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në dy apartamente të tjera të marra me qira, njëri në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe tjetri në rrugën “Myslym Shyri”.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, si dhe disa aparate celularë.
Në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këto raste.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/