E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO- Flakët përfshijnë një shtëpi 2-katëshe në Gramsh, shkrumbohet banesa

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Kukur të Gramshit.

Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën. 

Banesa, e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth. 

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›