E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO- Lulzim Basha paraqitet në SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen e 21 Janarit 2011

Për herë të parë që kur Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për ngjarjen e përgjakshme të 21 Janarit 2011, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është paraqitur sot pasdite në ambientet e këtij institucioni. Burime pranë SPAK i kanë konfirmuar RTSH 24, se Basha është thirrur për të dëshmuar në lidhje me rrethanat e asaj dite.

Paraqitja e Bashës në SPAK vjen si një zhvillim i ri në hetimet e gjata mbi vdekjen e katër protestuesve gjatë përleshjeve para Kryeministrisë në vitin 2011, kur u përdor armë zjarri nga forcat e rendit.

Burimet theksojnë se Basha nuk është thirrur në cilësinë e të dyshuarit, por si person që ka dijeni mbi ngjarjet dhe vendimet e marra atë ditë.

Në datën 21 Janar 2011, Lulzim Basha mbante pozicionin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e asaj kohe.

Deri në këtë moment, as zyra e Bashës dhe as zyrtarë të SPAK nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar për detajet e dëshmisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›